Edhe sot vazhdon debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike

Edhe sot vazhdon debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike

Debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike vazhdon sot në Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ekspertët dje, në ditën e parë të debatit shprehën mendimet dhe vërejtjet e tyre për tekstin e propozuar dhe pritet që një pjesë e tyre të gjenden në tekstin e ligjit i cili së pari duhet të dorëzohet në procedurë kuvendore.

Sipas shumicës së tyre Ligji për Prokurorinë Publike është i nevojshëm dhe ai duhet të miratohet nga Kuvendi.

Teksti i propozuar, që paraprakisht ishte dorëzuar deri te pjesëmarrësit në debat, e shpjegoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e cila pret që nga debati të dalë përgjigje për zgjidhjen e disa çështjeve të cilat janë, siç tha, “pengesë” për miratimin e ligjit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Janar, 2020 08:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.