Edhe Zoki Kiçeec përfundon në spital

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 31, 2019 20:09

Edhe Zoki Kiçeec përfundon në spital

Sot pasdite, Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kiçeec nga burgu i Shkutkës është transferuar në Klinikën kirurgjike digjestive.

Nga Gjykata Penale konfirmojnë se me kërkesë të mjekut nga burgu është miratuar kontrolli shëndetësor i Mileskit. Nga Gjykata shtojnë se ai menjëherë pas kontrolleve shëndetësore është kthyer në burg. Për momentin nuk cilat janë problemet shëndetësore të Mileskit.

Para dy dite edhe Bojan Jovanovski i dyshuari kryesor në rastin “Reket”, ishte dërguar në Klinikën e Shkupit, për shkak kontrolleve për një operacion të caktuar më herët.

Zoki Kiçeec së bashku me Bojan Jovanovskin-Boki 13 janë të dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë për Krimin e Organizuar. Ata dyshohet se kanë zhvatur 1,5 milionë euro nga Orce Kamçevi me premtimin se do të pengojnë hetimin kundër tij me ndikim në PSP. Nga Prokuroria thonë se ka dëshmi audio dhe video nga dorëzimi i parave, por edhe regjistrim nga përfshirja në takim përmes interfonit të prokurorit të PSP-së./Alsat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 31, 2019 20:09