Edi Rama i bën thirrje Vuçiqit t’i lejojë kamionët e Kosovës të hynë në Serbi

Edi Rama i bën thirrje Vuçiqit t’i lejojë kamionët e Kosovës të hynë në Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi që disa kamionë me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë.

Rama përmes një postimi në Twitter e ka etiketuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke i bërë thirrje që t’i lejojë të hynë kamionët dhe të tregohet solidaritet në rajon.

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pak“,  ka shkruar Rama.

Linda Limani
nga Linda Limani 31 Mars, 2020 22:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.