EDITORIAL | SHBA e kreu misionin në RMV, BE jokompakte !

EDITORIAL | SHBA e kreu misionin në RMV, BE jokompakte !

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si në vende të tjera të Ballkanit, siç është Mali i Zi dhe Shqipëria, e kreu misionin e vet, duke ndikuar dhe mundësuar inkuadrimin e këtyre shteteve në NATO. Me këtë veprim, SHBA arriti të “heq qafe”, Rusinë dhe ndikimin rus në këto shtete të Ballkanit.

Falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA, Republika e Maqedonisë së Veriut, bëri hapin konkret me marrëveshjen e arritur me Greqinë fqinje, duke ndërruar emrin dhe duke u hapur rruga për inkuadrim të vendin në NATO dhe BE. Greqia hoqi veton për Maqedoninë e Veriut, sikurse Bullgaria, e cila edhe në rasin e parë (NATO), por edhe BE, nuk nxorri kartonin e kuq për RMV.

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – SHBA, Bashkimi Evropian – BE, duket e pakoordinuar mes shteteve pjesëmarrëse kur flitet për Ballkanin dhe ndikimin e mundshëm rus në rajon. Mosarritja e marrëveshjes mes anëtareve të BE-së për hapjen e negociatave aderuese të RVM dhe Shqipërisë, duket sa politike aq edhe procedurale.

Kutjojmë që Bullgaria dhe Rumania nga 1 janari i vitit 2007 u bënë anëtare të reja të Bashkimit Evropian.Para inkuadrimit, si Bullgaria  ashtu dhe Rumania, nuk mund të thuhet se plotësuan të gjitha kriteret e BE-së, por që arritën të inkuadrohen në familjen Evropiane.

Me pranimin e këtyre vendeve në BE, anëtarë të Bashkimit Evropian, u shtuan edhe 3 milionë romë. Shumica shumë të varfër. Fëmijët romë në këto shtete, si para ashtu edhe pas inkuadrimit, shkonin më shpesh të mbledhin hekurishte të vjetra se sa në shkollë. Kësisoj, Bullgaria atëbotë kritikohej nga BE-ja sepse ende nuk e kishte nën kontroll fenomenin e korrupsionit, por që iu hapën dyert e BE-së. Në jetën e përditshme, atje vazhdonin bakshishet ndaj mjekëve apo zyrtarëve janë ende të pranishme si Bullgari ashtu edhe në Rumani. Por, këto fenomene nuk penguan inkuadrimin e këtyre vendeve në BE.

Tani që RMV dhe Shqipëria bënë hape konkrete drejt inkuadrimit, shtetet “pesimiste” të BE-së nxorrën arshine që nuk vlenin për Bullgarinë dhe Rumaninë. Prandaj, moshapja e negociatave, duket sa politike aq procedurale, bile kjo e para duket të jetë vendimtare.

Rumania dhe Bullgaria janë anëtarësuar në BE me 2007, që do të thotë se qytetarët e këtyre vendeve kanë fituar të drejtën që të punësohen kudo, pra edhe në Gjermani, Austri, Francë apo në Britani të Madhe. Siç u cek në fillim, gati 3 milionë romë pa llogaritur banorët e tjerë të këtyre dy vendeve, fituan këtë të drejtë.

Tani, Franca shpreh shqetësimin për Shqipërinë e cila si shtet numëron kaq banorë, se, do të vërshohej nga shqiptarët nëse do merrej vendim pozitiv për inkuadrim. Kjo me arsyen se shumë shqiptarë kërkojnë azil në këtë vend. Duke e bërë këtë paralele, rezulton që refuzimi më tepër lidhen me hap politik se se me ndonjë reformë të ngecur apo standard të plotësuar.

Duke u nisur nga këtë indikacione, duket qartë që shtetet anëtare të BE-së kanë dallime esenciale mes tyre kur flitet për veprime gjeo – politike, kjo ndoshta edhe për hesape të hapura mes veti. Dhe derisa të jetë kështu, influenca ruse në Ballkan pritet të jetë më tepër reale sesa eventuale. Redaksia Flaka

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 24, 2019 11:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA