Edmond Ademi: Fëmijët e mi mbajnë mësim në distancë

Desk
By Desk April 29, 2020 22:32

Edmond Ademi: Fëmijët e mi mbajnë mësim në distancë

Ministri i Diasporës nga radhët e LSDM-së, Edmond Ademi ka deklaruar se fëmijët e tij zhvillojnë mësimin online, jo në formën e video – ligjëratave, por komunikojnë me e-mail duke dërguar materiale me arsimtarin.

“Varet shumë nga shkolla në shkollë, nga klasa në klasë, arsimtari nga arsimtari. Unë nuk them se të gjithë janë ashtu, apo të gjithë nuk janë kështu, por kur flas për fëmijët e mi unë mund të them se kanë një aktivitet ditor në drejtim të mësimit online. Vajza ime është klasa e katërt dhe ende nuk janë në fazën e komunikimit online me video – ligjërata por ekziston mundësia që arsimtari i dërgon nëpërmjet e-mailit”, tha Ademi.

 

Desk
By Desk April 29, 2020 22:32