Edona James ‘godet’ me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 20:05

Edona James ‘godet’ me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

Transgjinorja e famshme nga Suhareka, Edona James, ka dhënë intervistën e saj të parë pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.

E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.

“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100 për qind këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, u shpreh Edona.

Lumbardh Salihu, fitues i Big Brother VIP Kosova (Foto: Big Brother VIP Kosova/Instagram)

Kështu ajo ka ngritur dyshimet mbi babanë e Lumit, ish-deputeti Salih Salihu, i cili ka lobuar mjaft shumë nëpër intervista që djali i tij të shpallet fitues.

“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervozë, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh’”, tha tutje James.

Edona e cila shihej si një nga konkurrentet më potenciale për të fituar këtë edicion të Big Brother VIP Kosova, befasisht u gjend e para nga emrat e skualifikuar në finale, duke përfunduar e katërta në renditje.

Në vendin e tretë u rendit Shqipe Hysenja, gjersa vendin e dytë e zuri Blerando Lajçi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 20:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare