Efikasiteti i administratës publike, Aliti: Administrata është e mbingarkuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:23

Efikasiteti i administratës publike, Aliti: Administrata është e mbingarkuar

Greva në sektorin publik kujtoi edhe problemin e efikasitetit të administratës publike si dhe njoftimet prej dekadash për reformimin e saj, që parashohin një ulje prej 20% të të punësuarve, duke shkrirë funksionet dhe kompetencat e institucioneve. Gjithsesi, ende nuk ka një analizë të qartë se ku ka mbipunësime e ku mungesë. Ministri Aliti thotë se po punohet për një zgjidhje sistemore.

“Pajtohemi edhe ne me statistikat tona se ka mbipunësime në disa ndërmarrje publike, megjithatë padyshim që jemi duke punuar që të krijojmë zgjidhje sistemore të këtyre problemeve. Kurse ajo se ku do t’i marrim lekët dhe si do ta menaxhojmë si shtet mendoj se është pyetje më e gjerë dhe më shumë lidhet me Ministrinë e Finacave dhe Ministrinë e ekonomisë.”,- tha ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Admirim Aliti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:23