Ejup Rustemi: Këtë vit nga pagesat rrugore planifikojmë të marrim mbi 50 milionë euro

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:51

Ejup Rustemi: Këtë vit nga pagesat rrugore planifikojmë të marrim mbi 50 milionë euro

Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rrustemi në CLick21 tha se vitin e kaluar kanë mbledhur 46 milionë euro nga pagesat rrugore, ndërsa këtë vit planifikohet që të mblidhen mbi 50 milionë euro.

“Në vitin 2021 kemi qenë diku 46 milionë euro, në këtë vit planifikimet janë mbi 50 milionë euro të marrim nga pagesat rrugore”, tha Rustemi duke shtuar se këto mjete financiare nuk janë të mjaftueshme marrë parasysh projektet e mëdha infrastrukturore që po zhvillohen në vend.

Ndryshe, dje nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njoftuan se në tre muajt e parë të këtij viti kanë mbledhur 9.434,635 euro, që është për 16.37 përqind nga të hyrat e përgjithshme të planifikuara për vitin 2022.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:51