Ekipi i gazetarëve të “Al Jazeera” sulmohet në protestën e VMRO-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 21:52

Ekipi i gazetarëve të “Al Jazeera” sulmohet në protestën e VMRO-së

Gazetarja e “Al Jazeera” Milka Smilevska postoi në Facebook se gjatë protestës së VMRO-DPMNE kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, është sulmuar së bashku me kolegun e saj kameraman, përcjell FLAKA.

“Ai më parë më pyeti nëse isha nga Al Jazeera dhe kjo ishte arsyeja e sulmit. Policia e arrestoi atë dhe do të ngrejë akuza kundër tij. Unë nuk do ta padis atë … Nëse nuk ju pëlqen një medium, mos e shikoni ose lexoni, por mos e sulmoni fizikisht”, shkruan Smilevska, duke postuar një video nga sulmuesi. FLAKA

Në njërën video shihet kur sulmuesi e godet gazetarne dhe asaj i bie mikrofoni, ndërdsa në të dytën duket protestuesi nga pas.

Posted by Smilevska Milka on Wednesday, September 9, 2020

Posted by Smilevska Milka on Wednesday, September 9, 2020

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 21:52