Ekipi i televizionit Alsat është penguar të filmojë dhe të raportojë nga vendvotimet në Veles
Ekipi i televizionit Alsat është penguar në qytetin e Velesit, për të filmuar vendvotimet në pallatën e Gjykatës. Edhe pse kameramani dhe reporteri i televizionit Alsat posedonin akreditim për ndjekje të zgjedhjeve, autoritetet i kanë penguar që të hyjnë pasiqë të njëjtët kanë kërkuar akreditim të posaçëm nga KSHZ-ja.