Ekonomia qarkulluese – sfidat dhe potencialet për brezat e ardhshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 22:34

Ekonomia qarkulluese – sfidat dhe potencialet për brezat e ardhshëm

Ekonomia qarkulluese është një koncept ku ideja kryesore është që produktet e përdorura të kthehen në përdorim si burim dytësor dhe pikërisht nga ky qarkullim i përdorimit të materialeve do të konribonim në të mirën e natyrës, raporton KlanMacedonia.

“Si në vendin tonë ashtu edhe në rajon ka shumë ide interesante ku njerëzit që kanë hapur biznese të vogla ku prodhojnë diçka nga ripërdorimi i materialeve si bizhuteri nga plastika, apo nga pjesë të ndryshme të kompjuterit, këto janë disa mënyra që mund të përfitojnë. Kjo është në thelb ekonomia qarkulluese” – deklaroi Ivana Lozanovska, eksperte.

Shembuj të simbiozës mes biznesit fitimprurës dhe mbrojtjes së natyrës u morën nga kompani të mëdha botërore.

“Nëse shikojmë kompanitë më të suksesshme në botë, si p.sh. “Tesla ose Daimler, nuk kanë nevojë për strategji të tilla si ekonomia qarkulluese, sepse ata shohin që nuk kanë shumë mbeturina sepse me mbeturinat humbasin ekonomikisht, këto kompani prodhojnë produkte më cilësore që do të zgjasin më gjatë” – tha Xhabier Deralla, kryetar i CIVIL.

Lidhur me çështjen e mos riciklimit të materialeve Maja Moraçanin kryetare e partisë DOM tha se nëse kjo vazhdon atëherë do të na duhen edhe dy planete tjera.

“Kjo ide me ekonominë qarkulluese lidhet ngushtë me mungesën e mirëmbajtjes në nivel global, vitin e kaluar në fund të korrikut banorët e planetit kanë shfrytëzuar burimet që janë paraparë për të gjithë vitin, që do të thotë se ne i kemi shfrytëzuar 74 % më shumë resurse natyrore se sa ekosistemet globale mund të rigjenerohen, kështu që nëse vazhdojmë kështu do të na duhen edhe dy planete tjera” – deklaron Maja Moraçanin, kryetarja e Partisë DOM.

Këto komente u bënë në një bashkëbisedime të organizuar nga OJQ “Civil” me temë: “Ekonomia qarkulluese, potencialet dhe sfidat për brezat e ardhshëm”. /KlanMacedonia/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 22:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare