“Ekskurzioni” i Rekës e ktheu në lojë VMRO-në!

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 23:14

“Ekskurzioni” i Rekës e ktheu në lojë VMRO-në!

Kandidati i pavarur Blerim Reka, bashkë me mbështetësit e tij, Zijadin Sela dhe Bilall Kasamin, ka humbur përfundimisht garën për President të Maqedonisë së Veriut.

Reka me numrin e tubuar të votave nuk ka arritur as raundin e parë të zgjedhjeve ta kalojë, pavarësisht mbështetjes nga dy partitë opozitare atë të Selës dhe Kasamit.

Koncepti pa koncept  Treshës “Sela, Reka e Kasami”, në mëngjes patriot e nacionalist, e në mbrëmje europian dhe fushata për të manipuluar shqiptarët me patriotëzm të rremë ka dështuar kundrejt konceptit të përkrahur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, konceptit për President Konsensual.

Ky ekskurzion I Rekës bashkë me Selën e Kasamin, rezulton se nuk ka shërbyer asgjë tjetër perveç se e ka ringjallur VMRO-në, të cilët duke përdorur propaganda të ndryshme, kanë detyruar edhe shumë qytetarë shqiptarë që në rrethana tjera do të kishin votuar Pendarovskin, të votojnë për kandidatin Reka.

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 23:14