Ekspertët kërkojnë përgjegjësi personale për krizën energjetike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:15

Ekspertët kërkojnë përgjegjësi personale për krizën energjetike

Udhëheqësit e kompanive energjetike duhet të mbajnë përgjegjësi për gjendjen në të cilën gjendet vendi. Masat janë të vonuara, nuk u ndërmorën hapat e duhur që të parandalohej mungesa e qymyrit dhe naftës që tani të duhet të blihet energji jashtëzakonisht e shtrenjtë elektrike në kurriz të qytetarëve, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Energjetikës Gjorgji Manaskov, i cili pretendon se para gjysmë viti paralajmëroi autoritetet se do të përballeshim me krizë energjetike. Sipas tij, në sektorin e energjisë nuk është investuar asgjë, TEC Manastiri punon me pajisje të vjetra 50 vjet, ndërsa situata është e ngjashme edhe në TEC Osllomej dhe TEC Negotinë.

“Duhet kërkuar përgjegjësi e madhe nga drejtori i përgjithshëm Vasko dhe të ndalet të mendojë se çfarë po ndodh, le të shtrëngohet që këtë krizë ta tejkalojë ose le t’ia lërë vendin një personi që do të jetë në gjendje ta rregullojë këtë situatë, sepse nuk kemi energji elektrike të mjaftueshme. Tani blejmë energji elektrike nga 209 euro megavat, ndërsa qytetarët paguajnë 37-40 euro për megavat, diferenca është e madhe lidhur me at se sa e blejmë dhe sa e paguajnë qytetarët. Është për të ardhur keq që shteti e blenë nga xhepi i qytetarëve”, deklaroi Gjorgji Manaskov – Kryetar i Odës Ekonomike të Energjetikës.

Për Qeverinë për momentin nuk është koha të kërkojë përgjegjësi nga menaxherët e kompanive energjetike, por fokusi është se si të kalohet kriza pa pasoja të mëdha për qytetarët dhe kompanitë.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në trajtimin e suksesshëm të sfidave të paraqitura nga kriza globale e energjisë. Për realizimin e këtij qëllimi janë përfshirë menaxhmentet e të gjitha kompanive në sektorin e energjisë dhe institucionet qeveritare. Qeveria ka shpallur në mënyrë transparente se angazhimi për të mbrojtur qytetarët dhe kompanitë është thelbësor në planin për t’u marrë me efektet e krizës globale të energjisë”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Në një krizë të tillë, zgjidhja mund të kërkohej në rezervuarët e hidrocentraleve, por sipas ekspertëve, ato u përdorën edhe në mënyrë të paarsyeshme, kur realisht nuk kishte nevojë./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:15

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare