Ekspertët: Ndeshja Atalanta – Valencia në Milano më 19 shkurt ishte bomba biologjike e koronavirusit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 09:33

Ekspertët: Ndeshja Atalanta – Valencia në Milano më 19 shkurt ishte bomba biologjike e koronavirusit

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Kupës së Kampionëve muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e shpërthimit të pandemisë në Evropë.

Më shumë se 44,000 njerëz udhëtuan për të ndjekur ndeshjen Atalanta vs Valencia të luajtur në stadiumin San Siro muajin e kaluar, pasi stadiumi i Atalantës në Bergamo u konsiderua shumë i vogël.

Në ndeshjen e 19 shkurtit që shumë pak kishin menduar se do të zhvillohej me tifozë, Atalanta fitoi 4-1 ndërsa tani si Italia dhe Spanja kanë më shumë se 70,000 të infektuar mekoronavirusin vrasës.

Bergamo është qyteti i prekur më rëndë në Itali 3,800 me më shumë se 580 vdekje.

Profesori imunolog Francesco Le Foche tha: “Me shumë gjasa aty ndodhën shkëndijat dhe katalistët e përhapjes së virusit. Për të ardhur keq sepse Atalanta-Valencia ishte maja e euforisë së klubit nga Bergamo e ndoshta dhe për Valencia. Një muaj ka kaluar prej saj kështu që koha përputhet. Grumbullimi i mijëra njerëzve, disa centimetra larg njëri-tjetrit, përqafimet, të thirrurat, ishin nxitje masive virale. Duke parë në retrospektivë, ishte një cmenduri që ajo të luhej me spektatorë, por asokohe gjërat nuk ishin shumë të qarta. Tani do të ishte e pamendueshme” .

Valencia ka njoftuar se 35 përqind e stafit dhe futbolistëve kanë rezultuar pozitiv me sëmudjen, ndërsa te Atalanta vetëm portieri Marco Sportiello, por të gjithë janë në karantinë.

Kryebashkiaku i Bergamo, Giorgio Gori e quajti ndeshjen “bombë biologjike” dhe beson se ajo ishte shkaku i epidemisë në Evropë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 09:33