Ekspertët: Raporti i KE-së dëshmi se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve

Redaksia
By Redaksia March 3, 2020 11:35

Ekspertët: Raporti i KE-së dëshmi se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve

Janë përmushur kriteret për fillimin e negociatave, pritet vendimi i Këshillit Evropian

Përparim në sferat kyçe reformuese është konstatuar në Raportin e Komisionit evropian për përmbushjen e kushteve për negociata inkuadruese, që është bazë në të cilën vendet anëtare të BE-së këtë muaj duhet të vendosin nëse do ta miratojnë fillimin e tyre.

Raporti i KE-së është fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimet për korrupsion të lartë, përfshirë edhe rastin me PSP-në, reformat e sigurisë dhe reformat në administratën publike.

Ekspertët thonë se ky rekomandim është i arsyeshëm dhe me vend sepse Maqedonia e Veriut ka përmbushur gjitha kushtet për fillimin e negociatave.

Politologu Deniz Memedi për Zhurnal thotë se gjithçka që Unioni Europian kërkoi nga Maqedonia e Veriut për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim i plotësoi.

Sipas tij rekomandimi i fundit i Komisionit Europian është dëshmi për këtë.

“Dhe në këtë drejtim Këshilli Europian nuk do ta bëjë gabimin e njëjtë sikur vitin e kaluar. Qarqet diplomatike të UE-së të paktën e thonë këtë, dhe se këtë vit vendi do ti hapë negociatat për anëtarësim. Ky proces është vetëm një çështje teknike. Aspekti përmbajtësor i gadishmërisë për anëtarësim, vjen tek me mbylljen e kapitujve të cilët mundë të zgjatë me vite të tëra”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Deniz Memedi.

Nga ana tjetër, analisti politik Selim Ibraimi për Zhurnal thotë se raporti kryesishtë është i mbështetur be hapat që i kanë bërë MV dhe Shqipëria.

Pavarësisht korrupsionit të lartë dhe ngecjes në reforma ai thotë se të dyja vendet duhet të marrin datë për fillimin e bisedimeve.

“Shtyerja do të ishte gabim i BE-së dhe fundi i saj në Ballkan. Kufiri i BE-së përfundon në dy shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të kërcënuara nga shumë aktorë. Andaj data dhe rekomandimet e KE-së janë me vend dhe duhet të aprovohen nga organet tjera të BE-së. Mbetet vë MV dhe Shqipëria të fillojnë me të vërtetë të duken shtete ligjore, ndryshe edhe pse do të marrin datë, procedura e re do t’i qartësojë dhe pastrojë shumë procese”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Ndryshe, dokumenti konkludon se duke pasur parasysh “përparimin e rëndësishëm të realizuar dhe përmbushjen e kushteve unanimisht të vendosura nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Komisioni rekomandoi në pakon e vet për zgjerimin në vitin 2019 se Këshilli duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut, Marrë në përgjithësi, Maqedonia e Veriut i rriti përpjekjet e veta dhe reflektoi rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në sferat kyçe”. Që këtej, Komisioni evropian porositë se vlerësimi nga viti 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në.

Komisioni evropian dje publikoi raport edhe për përparimin reformues të Shqipërisë. Pas publikimit të raporteve për të dy vendet, eurokomisari për zgjerim, Oliver varheji theksoi se ato tregojnë se vendet e kanë përforcuar punën e tyre dhe reflektuan rezultate të dukshme të qëndrueshme në sferat kyçe reformuese të përcaktuara në konkludimet e Këshillit nga qershori i vitit 2018.

Publikimi i Raportit dje koincidoi edhe me vizitën e Gordan Gërliq Radman, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së, Shefi i diplomacisë kroate Radman në konferencë për shtyp në MPJ theksoi se sjellja e vendimit për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e shohin si hyrje në samitin në maj në Zagreb.

Redaksia
By Redaksia March 3, 2020 11:35