Ekspertët: Rreziku nga përdorimi i teknologjisë nga fëmijët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 20:11

Ekspertët: Rreziku nga përdorimi i teknologjisë nga fëmijët

Varësia ndaj teknologjisë behet gjithnjë e më shqetësuese, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët. Statistika të gjera të kryera në 12 vende të zhvilluara, ndër të cilat SHBA, Gjermani, Britani, Francë, Itali, Spanjë, Brazil, Kine, Kore e Jugut flasin për orë të tëra para ekraneve të smartphone.

Në këto vende, 73% e grupmoshës 13-17 ka varësi ndaj webit, çka rastet ekstreme flasin për 8 orë në ditë të shpenzuara me pajisjet ne dorë, pra e njëjtë me kohën e gjumit të shëndetshëm.

Ekpertët e shëndetit mendor shprehen se kjo jo vetëm është e dëmshme, por mjaft e rrezikshme, për një sërë pasojash që sjellin, ndër të cilat edhe sindroma Hikikomori, që është mbyllja sociale, ku shumë femijë adoleshentë mbyllen për ditë, javë apo muaj në dhomë duke patur dhe një përdorim kompulsiv të rrjeteve sociale, videolojërave, smartphone dhe tablet.

Pasojat janë në zhvillimin e gjendjes së vazhdueshme të ankthit, stres, të depresionit, humbja e interesave dhe shqetësime të tjera të shëndetit mendor.

Klan News

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 20:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare