Eksporti me rënie prej 24 përqindëve në gjysmën e parë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Gusht, 2020 14:44

Eksporti me rënie prej 24 përqindëve në gjysmën e parë

 Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar – qershor të këtij viti arriti në 2.705.623,000 dollarë dhe shënon rënie prej 24 përqindjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror i statistikave.

Vlera e mallrave të importuar në të njëjtën periudhë arriti në 3.691.475.000 dollarë, që është për 20 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar në gjashtë muajt e parë të këtij viti arriti në 985.852.000 dollarë.

Shkëmbimi tregtar i produkteve tregon se në eksport është më e madhe pjesëmarrja e katalizatorë të transportuesve të metaleve të çmuara ose përbërjet e tyre, sete të përçuesve për ndezje dhe të ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të ulëseve nga nëngrupi 821.1 dhe automjetet motorike për transportin e 10 ose më shumë personave, përfshirë shoferin, me motor të djegies së brendshme me ndezje me ndihmën e kompresionit (dizel ose gjysmëdizel). Në import, nga ana tjetër, janë më të përfaqësuara aliazhet dhe platina, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajra të naftës dhe vajra të marra nga minerale bituminoze (përveç të papërpunuara), produkte çeliku të mbështjellë me çelik aliazhi, metale jo-platin ose jo të praruara dhe grupe të tjera të grupit platin dhe aliazhet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, më shumë kemi tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Gusht, 2020 14:44