Ekspozita mbarëkombëtare, “Çmimi i Nëntorit”, shkon në duart e Melik Arsllani | FOTO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:08

Ekspozita mbarëkombëtare, “Çmimi i Nëntorit”, shkon në duart e Melik Arsllani | FOTO

Në organizim të Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”, dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, në Gostivar u mbajt edicioni i 14 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, njofton Flaka.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kryetari i Shoqatës “Draudacum”, Reshat Ameti theksoi se sivjet ceremonia mbahet me disa ditë vonesë për shkak të tërmetit në Shqipëri, dhe në vend të 28 nëntorit, Ditës së pavarësisë së shtetit Shqiptar, çmimet u ndanë sonte.

“Komuna e Gostivarit, por edhe Ministria e Kulturës, tashmë disa vite po i japin mbështetje jetës kulturore në qytetin e Gostivarit, dhe me theks të veçantë aktiviteteve të kësaj shoqate, për çka, shprehu mirënjohje publike”, theskoi Ameti.

Ai me këtë rast zbuloi se sivjet “Draudakum” feston edhe vitin e 20 nga themelimi si shoqatë.

“20 vite ekzisetncë përmes shumë sakrificave dhe vështirësive, por arritëm të mbetemi në skenë dhe të kontribuojmë për artin në përgjithësi. Me këtë, edhe një herë kemi dëshmuar se Gostivari është “vullkani” shpërthyes që nxjerrë vazhdimisht artistë me vlerë”, nënvizoi më tej Ameti.

Interesi kaq i madh i artistëve nga të gjitha trevat kulturore shqiptare, tha ai, për të marrë pjesë në këtë ekspozitë, dëshmon se kjo shoqatë është rritur dhe është formuar si epiqendër е artistëve shqiptarë, fortesë ku kultivohet dhe zhvillohet arti pamor, strehimore e vlerave të dëshmuarа, por edhe mundësi për artistët e rinj të cilët shkëndijat artistike kanë filluar t’i rrezatojnë nga kjo shoqatë, po ashtu edhe rritjen e tyre individuale.

Nga juria profesionale u vendos që “Çmim i Nëntorit”, t’i takoi artistit Melik Arsllani. Bujar Lahu fitoi çmimin për vizatim, pikturë Ylber Zulfiqari, fotografi artistike Muhamedali Alili, çmimi artiste e re shkoi për Gentiana Uruçi dhe sivjet për herë të parë u nda edhe çmimi i diasporës, të cilin e fitoi Alibari Zenuni i cili jeton dhe vepron në diasporë.

Në fund të evenimentit për mbështetësit e ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, u ndanë mirënjohje, mesin e tyre edhe për mediat.

Veprat që prezantohen në këtë ekspozitë, janë nga artistë të të gjitha hapësirave kulturore shqiptare: Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe nga diaspora. Të pranishme janë veprat artistike me prejardhje nga lëmi të ndryshme të artit pamor; pikturë, grafikë, skulpturë, por nuk mungojnë as veprat nga mediumet tjera, siç janë: fotografia artistike, dizajni grafik dhe lëmi tjera jotradicionale. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:08

ETC FESTON