“El Chapo” transferohet pranë kufirit me SHBA, lindin spekulime për ekstradimin e tij

“El Chapo” transferohet pranë kufirit me SHBA, lindin spekulime për ekstradimin e tij

Bosi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u transferua nga burgu i tij në qendër të Meksikës, në një tjetër institucion të ekzekutimit të vendimeve penale në qytetin Juarez, në afërsi të kufirit me SHBA-të.

Megjithatë, autoritetet meksikane thonë se kjo u bë për shkak të masave më të larta të sigurisë në burgun e ri, jo si shenjë që paralajmëron ekstradimin e tij drejt Amerikës. Guzman, ish-kreu i kartelit të Sinaloas, ishte një prej kryetrafikantëve më të rëndësishëm në botë, derisa u arrestua në janar të këtij viti, 6 muaj pasi ia mbathi nga një burg i sigurisë së lartë.

Siguria përreth burgut të qytetit të Juarezit është tashmë tepër e lartë, pasi “El Capo” njihet për zotësinë e tij për t’u arratisur. Megjithatë, avokati i kryetrafikantit ka shprehur habinë dhe shqetësimin e tij për këtë transferim, duke thënë se kjo do të ndërlikojë edhe më shumë procedurat ligjiore në këtë rast, që edhe pa transferimin ishin mjaft të komplikuara.

Transferimi i tij në afërsi të kufirit me SHBA-të i hapi menjeherë rrugë spekulimeve se, ekstradimi drejt SHBA-ve ishte gati, por zyrtarë meksikanë thanë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, procedurat për ekstradimin do të zgjasin me muaj, ndërsa transferimi nga një burg në tjetrin nuk ka të bëjë me këtë.

Por, mediet meksikane thonë se disa zyrtarë, që folën në mënyrë anonime, pretendojnë se Guzman do të ekstradohet në SHBA para korrikut dhe se, fakti që në qytetin Juarez gjendet një konsullatë amerikane thjesht sa do ta bëjë më të mund

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 8, 2016 11:43

REKLAMA