“El Cheka” i shkruan kryeministrit Zaev

Desk
By Desk May 31, 2019 19:21

“El Cheka” i shkruan kryeministrit Zaev

Personi “El Cheka” po vazhdon të publikoj përgjime në profilin e tij në facebook, në një përgjim të ri apo siç njihen në popullatë me emrin “Bomba”, përgjimi zgjat rreth 5 minuta dhe bashkëbisedues pretendohet të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Në përgjimin, të njëjtët bisedojnë rreth deklaratave të Branko Cërvenkovskit dhe qëndrimet e Nikolla Gruevskin kundrejt politikave të Cërvenkosvskit.

Përveç përgjimit personi “El Cheka” në profilin e tij në facebook ka shkruar edhe një status, ku i drejtohet kryeministrit Zoran Zaev. Cheka shkruan se është i gatshëm të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të ballafaqohet me paditë e ngritura kundër tij me kusht që edhe kryeministri Zaev të del para Gjykatës për kryerjen e veprës së njëjtë para disa viteve.

Desk
By Desk May 31, 2019 19:21