Elaboratet e tri përmendoreve nga “Shkupi 2014″ janë dërguar në qeveri për shqyrtim

Elaboratet e tri përmendoreve nga “Shkupi 2014″ janë dërguar në qeveri për shqyrtim

Grupi punues i Ministrisë së Kulturës i ka dorëzuar elaboratet e para për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, më saktësisht për përmendoren e Andon Janev Qosen, Nënë Terezës dhe për Luftëtarin në kalë në sheshin “Maqedonia”. Ato elaborate dorëzohen te qeveria e cila duhet do të vendos se çfarë do të bëjë më pas me to, njofton Portalb.mk.

“Këtë moment grupi punues po punon, një pjesë e laborateve janë përgatitur dhe po i rishikojmë kompetencat që duhet t’i marrin institucionet në nivel lokal dhe qendror”, deklaroi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski duke shtuar se procedurat janë kaq të gabuara sa që është e komplikuar dhe vepra që është kompetente për të ndërmarrë veprime në lidhje me këto objekte të ngritura në kryeqytet.

Allgjozovski tha se trashëgimia kulturore jo vetëm që nuk ka qenë e trajtuar në mënyrë përkatëse, por është keqpërdorur.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 13, 2017 15:07

REKLAMA