EMA pritet të vendosë mbi përdorimin e Moderna-s te fëmijët 6-11 vjeç

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:19

EMA pritet të vendosë mbi përdorimin e Moderna-s te fëmijët 6-11 vjeç

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se po vlerëson mundësinë nëse vaksina anti-COVID e prodhuar nga kompania farmaceutike dhe bioteknologjike amerikane Moderna do të ishte e rekomandueshme për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç.

Rregullatori i BE-së nuk ka rekomanduar ende ndonjë vaksinë kundër koronavirusit për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Vaksina Moderna deri më tani është miratuar në vendet e Bashkimit Europian për fëmijët 12 vjeç e lart. Vendimi i EMA-s nëse do të zgjerohet apo jo vaksinimi për fëmijët më të vegjël pritet të njoftohet brenda dy muajve të ardhshëm.

EMA vlerëson efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave. Megjithatë, është në dorën e autoriteteve kombëtare në shtetet e BE-së nëse do të veprojnë sipas rekomandimit të agjencisë./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.