Ëmbëlsirë e shijshme me ftonj

Ëmbëlsirë e shijshme me ftonj

Përbërësit:

3 ftonj
⦁ gjysmë gote uji sheqer
⦁ 1 copë kanellë
⦁ 5 copë karafil
⦁ 1 limon
⦁ 1 gotë e gjysmë ujë
⦁ 3 lugë gjelle kajmak ose krem

Përgatitja:

Fillimisht një enë të thellë e mbushim me ujë dhe e shtrydhim limonin.

Ftonjtë i ndajmë në gjysmë, u heqim farat dhe i qërojmë. Farat i ndajmë më një anë sepse do t’i përdorim gjatë gatimit për t’i dhënë ngjyrë ëmbëlsirës.

Që ftonjtë e qëruar të mos nxihet i lëmë të qëndrojnë të gjithë në ujin me limon. Pasi i kemi përgatitur, i vendosim ftonjtë në një tenxhere në mënyrë që pjesa e mesme e farave të jetë e kthyer sipër.

Tani në tenxhere hedhim kanellën, karafilat dhe farat dhe mbi ftonj shtojmë sheqerin në mënyrë të barabartë.

Pasi të kemi hedhur ujin mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejmë ftonjtë në zjarr të mesëm deri sa të valojë uji. Kur të ketë valuar vazhdojmë zierjen në zjarr të ulët edhe për 1-1 orë e gjysmë deri sa ftonjtë të zbuten.

Kur të zihen i nxjerrim nga tenxherja në pjatën e shërbimit dhe i lëmë të ftohen.

Pasi të jenë ftohur, mbi ftonj fillimisht hedhim nga një lugë nga lëngu ku janë zier dhe më pas hedhim gjysmë luge kajmak apo krem dhe i shërbejmë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Nëntor, 2019 22:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.