Emërimet në MPB, Petrovski s’e pranon Stavrevskin

Desk
By Desk January 10, 2020 19:37

Emërimet në MPB, Petrovski s’e pranon Stavrevskin

Zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Slavjanka Petrovska nuk ka nënshkruar vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup. Për Alsat, Petrovska tha se Stavrevski për të është i papranueshëm për shkak se përmendet te “bombat” për parregullsi zgjedhore. Ajo pranoi se ka nënshkruar vendimet e tjera të ministrit teknik të Brendshëm Naqe Çulev. Kështu gjatë ditës, MPB-ja ka konfirmuar gjithsej 12 emrat të cilët deri tani kanë marrë vendime për të drejtuar postet kyçe në këtë dikaster. Pavarësisht se i mungon firma e Petrovskës, emri i Stavrevskit përsëri është në listë.

Emërimet në MPB

SPB Shkup – kryeshef: Risto Stavrevski / zëvendës plotësues: Toni Jakimovski
SPB Ohër – kryeshef: Ilija Milevski / zëvendës plotësues: Sasho Smilevski
SPB Shtip – kryeshef: Aleksandër Nikollov / zëvendës plotësues: Marjan Kocev
SPB Manastrit – kryeshef Andrej Vasilevski / zëvendës plotësues: Sllavko Jovanovski
Departamenti PB Prilep – kryeshef: Trajçe Georgievski / zëvendës plotësues: Igor Karavilloski
SPB Veles – kryeshef: Igor Angellovski / zëvendës plotësues: Zllate Janevski
SPB Strumicë – kryeshef: Vasil Todorov / zëvendës plotësues: Tanço Projkovski
Departamenti për Kontroll të Brendshëm – kryeshef: Filip Filipovski / zëvendës plotësues: Dejan Andonov
Departamenti për operacione speciale policore – kryeshef: Sashko Zengovski / zëvendës plotësues: Branko Trajanovski
Njësia për detyra speciale – komandant: Ivica Bisovski / zëvendës plotësues: Mitko Danevski
Departamenti për krim të organizuar – kryeshef: Aleksandët Janev / zëvendës plotësues: Llazo Velkovski
Njësia për ndërhyrje policore – kryeshef: Vasko Naumovski / zëvendës plotësues: Primisllav Dimovski
Gjatë qeverisjes së kaluar, Risto Stavrevski po ashtu ka qenë këshilltar i ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska.

Të zgjedhurit e ministrit të Brendshëm teknik, VMRO-DPMNE-ja i cilëson si kuadër profesionist.

Bëhet fjalë për profesionistë të cilët në fushën e tyre punojnë më shumë vite dhe në mënyrë profesionale e ushtrojnë punën e tyre”-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Stavrevski përmendet te “bombat” për parregullsi zgjedhore. Duke pasur parasysh se kjo është Qeveri teknike për zgjedhjet, a mendoni se ky njeri ka mjaftueshëm integritet për këtë?

Shikoni, nga “i përmendur”, deri te “i akuzuar” ka shumë dallim”-u përgjigj Arsovski.

Njoftimi për emërimet e reja nga MPB-ja vjen i shoqëruar me informacione për takimin e krerëve të MPB-së ku gjithsesi potencohet bashkëpunimi i mirë mes Çulevit dhe Petrovskës.

MPB-ja është ministri specifike e cila nuk toleron improvizime dhe hierarkia duhet të respektohen. Duke filluar nga kjo, në veprimtarinë e tyre, të gjithë nëpunësit policor dhe të punësuarit janë të detyryar të veprojnë në bazë të direktivave ligjore”-thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri i Brendshëm teknik ka të drejtë për, e shumta, 15 ndryshime kadrovike. Akoma nuk ka konfirmim se kush do të drejtojë me Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë dhe atë në Tetovë. Alsat ditë më parë njoftoi se ekziston mundësia e një marrëveshje politike mes VMRO-DPMNE-së dhe dy partive shqiptare për shkëmbimin e tyre, megjithatë, të dy partitë e mohuan kategorikisht këtë. (Alsat)

Desk
By Desk January 10, 2020 19:37