Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Emërimet partiake, ambasadorë pa asnjë ditë përvojë

Emërimet partiake, ambasadorë pa asnjë ditë përvojë

Redaksia

Caktimi partiak i ambasadorëve në vitet e kaluara pa pasur asnjë ditë përvojë në diplomaci, është një nga arsyet kryesore pse Revizioni shtetëror zbuloi shumë parregullsi në punën e përfaqësive diplomatike-konsullore nëpër botë.  Sipas Lupço Arsovskit, kryetar i Këshillit të ri sapo të formuar të ambasadorëve, kjo MPJ-së i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ne kishim një periudhë të gjatë ku kishte shumë punësime partiake, ku ambasadorët emëroheshin për katër ditë. Ne jemi përgatitur nga gjashtë muaj. Paramendoni t’ju thonë se për katër ditë shkoni si ambasador, ndërsa asnjëherë, pra asnjëherë nuk keni qenë në atë detyrë. Dhe kjo më pas shkakton efekt domino të dëmeve- Lupço Arsovski, kryetar i Këshillit të ambasadorëve

Revizioni shtetëror në MPJ zbuloi se në vitin 2017 më shumë se 350 mijë euro para të dedikuara për një çështje, janë shpenzuar krejtësisht për çështje tjetër pa lejen e Ministrisë së financave. Gjithashtu, një pjesë e ambasadave edhe pse janë të obliguara me ligj t’i kthejnë në buxhetin e shtetit paratë e pashfrytëzuara gjatë vitit, ata nuk kanë kthyer në arkën e shtetit mbi 200 mijë euro para të popullit. Revizioni në punën e MPJ-së zbuloi parregullsi edhe në zbatimin e ligjit për furnizime publike. Ministria nuk e ka informuar Byronë për marrëveshjet e lidhura, ndërsa ambasadat nuk kanë lidhur marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm në tender. Në raportin e Revizionit është konstatuar se mbi 900 mijë euro janë shpenzuar për angazhimin e popullatës lokale në ambasadat nëpër botë. Ata janë paguar me para në dorë nga arka devizore. Në formimin e sotëm të Këshillit të ambasadorëve që është i përbërë nga ambasadorë të mëparshëm, u theksua se për parregullsitë e konstatuara në Revizion për punën e MPJ-së, do të përgatisin rekomandime si të tejkalohen problemet me të cilat përballen ambasadorët.

 

Continue Reading

Previous: Fruthi, shënohen raste të reja në Strugë
Next: Zaev mori mirënjohje për kontributin në paqe, mirëqenie, zhvillim dhe integrim të romëve

Të ngjashme

REDAKT....Tani-ne-si-komision-kemi-dalur-nw-teren-Urim-750x430 Tetë vite premtime për një bulevard

Tetë vite premtime për një bulevard

Redaksia
euro-750x430 Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Redaksia
parqet-768x440-1 Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.