Emini, futbollisti i parë me “Covid 19” në Kosovë

Emini, futbollisti i parë me “Covid 19” në Kosovë

Izair Emini ështëm futbollisti i parë në Superligën e Kosovës që ka dalë pozitiv në COVID-19.

Ylli i Dritës iu është nënshtruar testeve në Shkup, ku ka marrë rezultatet duke dalë pozitiv. Futbollisti është deklaruar i befasuar me daljen pozitiv, duke thënë se nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

“Nuk arrij akoma ta kuptoj si kam dal pozitiv, jam shumë mirë dhe nuk po shfaqi ndonjë simptomë, grip apo diçka tjetër, të kem problem me temperaturë, me fyt apo me gjoks diçka”, ka deklaruar Emini.

Në Kosovë, ekipet e Superligës kanë filluar stërvitjet ditëve të fundit, dhe lojtarët nuk u janë nënshtruar testeve për koronavirus. /lajmi.net/.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Maj, 2020 21:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.