Emir Sahiti fiton kupën e Kroacisë
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti e ka fituar edhe një trofe në sirtarin e tij.
Sahiti me ekipin e Hajduk Splitit fituan në finale të kupës së Kroacise, pasi mposhtën Shibenikun me rezultat 2:0.
24 vjeçari, luajti për 80 minuta në këtë sfidë teksa ishte hera e dytë që e fiton këtë trofe me skuadrën e madhë kroate.
Hajduku për herë të tetë në histori të klubit fiton kupën e Kroacisë në futboll.