Emocionale: Mes lotëve, gruaja e Kobe Bryant me një rrëfim më ndryshe në memorialin përkujtimor

Emocionale: Mes lotëve, gruaja e Kobe Bryant me një rrëfim më ndryshe në memorialin përkujtimor

Në ‘Staples Center’, sot është mbajtur memorial përkujtimor për basketbollistin e ndjerë, Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna.

Në këtë event, është paraqitur edhe Vanessa Bryant, gruaja e Kobe.

Ajo ka dhënë një fjalim tejet emocional, derisa në shumë raste shpërtheu në lotë.

“Gianna ka qenë një shpirt i mirë, gjithnjë më ka puthur para se të shkonte në gjumë. Në një rast kjo nuk ndodhi dhe unë e pyeta: Pse? Ajo më tha se më kishte puthur sa unë isha në gjumë. Ajo e dinte se sa nënkuptonte puthja e saj për mua”, ka thënë Vanessa në mes të tjerash.

Ndryshe, Kobe, Gianna Bryant dhe shtatë persona tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter në mëngjesin e 26 janarit./Zëri.info

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Shkurt, 2020 20:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.