Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • EMRAT E RRUGËVE. A po rikthehen figurat komuniste!

EMRAT E RRUGËVE. A po rikthehen figurat komuniste!

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

A po respektohen kushtet dhe karakteristikat e parapara në anketim, gjegjësisht të kihet kujdes që gjatë përzgjedhjes mos te ketë figura kontroverse me çka do lëndohen ndjenjat e ndonjë etnie, religjioni ose grupi te caktuar?

Nisma e fundit e Qytetit të Shkupit për mbledhjen e propozimeve të reja për emra të rrugëve, bulevardeve, urave, shesheve, parqeve dhe objekteve të tjera infrastrukturore, për historianin Skender Asani është e papranuar. Sipas tij një procedurë e tillë më herët ka kaluar në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Anketën e fundit me propozime të emrave të ri për në Shkup, historiani Asani e vlerëson si një tentativë për ti rikthyer emrat e vjetër komunistë, të cilët për tetë dekada kanë ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve.

“Emrat në gjuhën shqipe kanë kaluar në Qeveri. Ato njëherë janë pranuar. Tash pritet vetëm zyrtarizmi i tyre. Kjo anketë e Qytetit të Shkupit synon rikthimin e figurave komuniste. Për habi është se si kjo anketë po zhvillohet pikërisht në muajin gusht, kur shumica e qytetarëve dhe institucioneve i shfrytëzojnë pushimet vjetore. Apeloj deri te Këshilltarët shqiptar në Qytetin e Shkupit ti zbatojmë vendimet e marra vite më parë në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe në Qeveri. Ata duhet të mobilizohen për të parandaluar këtë tentative antishqiptare”, thotë profesori Asani.

Këshilltari shqiptar nga Lëvizja Besa, Sedat Ramadani, për gazetën KOHA, duke e komentuar anketën e fundit të Qytetit të Shkupit, thotë se duhet të respektohen kushtet dhe karakteristikat e parapara në anketim, gjegjësisht të kihet kujdes që gjatë përzgjedhjes mos te ketë figura kontroverse me çka do lëndohen ndjenjat e ndonjë etnie, religjioni ose grupi te caktuar. Një tentim i tillë, siç kujton Ramadani, u mundua të bëhet edhe më parë kur u propozua iniciativa për vendosjen e bustit të “Kemal Sejfullaut”.

“Ne shqiptarët kemi pasur në të kaluarën figura të ndritura, si në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit të cilët sot meritojnë te jenë te kujtuar nëpërmjet këtyre emërtimeve. Si lëshim në anketë do kisha përmendur pamundësinë e qytetarëve për të propozuar se cilin emër do të kishin dashur ta zëvendësojnë me emrin e ri. Ne si Lëvizje Besa do të japim kontributin maksimal për mbulim adekuat të këtyre emërtimeve dhe sigurisht qe do tentojmë të kemi një koordinim edhe me partitë tjera shqiptare, përfaqësuese në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Gjithashtu kujtojmë se të gjitha emërtimet do duhet të kalojnë në Këshillin e qytetit dhe për të njëjtën do të duhet votim me Badenter”, thotë Ramadani.

Ndryshe, mbi 1600 propozim kanë arritur në adresë të Qytetit të Shkupit, për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave e bulevardeve. Për gazetën KOHA, nga atje konfirmojnë se vetëm 10 për qind e këtyre propozimeve janë në gjuhën shqipe. Pra, në bazë të të dhënave aktuale të cilat vazhdojnë të përpunohen, vetëm 160 propozime janë në shqip. Përqindja më e madhe apo rreth 36 për qind e propozimeve në përgjithësi kanë të bëjnë me personalitet historike, 31 për qind për personalitete publike, 11 për qind emra nga ngjarjet historike, 9 për qind toponime dhe 12 për qind propozime tjera. Meqë anketa e Qytetit të Shkupit për emrat e rinj të vendeve publike në kryeqytet është hapur deri me 18 gusht, nga atje nuk kanë dhënë informacione konkrete për përmbajtjen e propozimeve.

“Emrat e propozuar nga qytetarët do të shqyrtohen nga Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore të Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili ka për detyrë të përpilojë listën e emrave në përputhje me dispozitat e këtij Ligji dhe të njëjtën ta dorëzojë në formë të propozimit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, i cili e vërteton këtë listë pasi të ketë marrë paraprakisht mendim nga komunat dhe pëlqimin e Qeverisë”, thuhet në anketën e cila ende është aktive.

Mes tjerash nga Qyteti i Shkupit, kanë bërë të ditur se qytetarët do të kenë mundësinë të propozojnë vetëm emrat e toponimeve, por jo edhe lokacionet që do të emërohen me këto emra. Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore i Këshillit të Qytetit të Shkupit do t’i shqyrtojë propozimet e qytetarëve, megjithatë ai është i obliguar të përfshijë të gjitha propozimet në listën që do t’i propozohet Këshillit.

Në nenin 6 nga i njëjti Ligj thuhet se nuk mund të përcaktohet emri i rrugës, sheshit, urës dhe objektit tjetër infrastrukturor që cenon imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prek ndjenjat kombëtare të qytetarëve të RMV dhe qytetarëve të vendeve të tjera, si dhe mund të rrënohen marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, zakonet dhe morali publik. Në një vendbanim, dy ose më shumë rrugë nuk mund të kenë të njëjtin emër. Emri i toponimit nuk mund të ketë më shumë se katër fjalë. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: S’ka zhvillim ekonomik, pa qeverisje të mirë!
Next: Katër ministra dhe Teatri as në gjysmë nuk ka arritur!

Të ngjashme

1-408-750x430 Ahmeti: Artan Grubi nuk shkarkohet

Ahmeti: Artan Grubi nuk shkarkohet

Redaksia 1 orë ago
policia-monstra-780x439-1-696x392 Protesta, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Protesta, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona

Redaksia 3 orë ago
arben-taravari_0 Arben Taravari: Realizimi i programit është drejt përfundimit

Arben Taravari: Realizimi i programit është drejt përfundimit

Redaksia 3 orë ago

TË FUNDIT

berisaha-04 “Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të vaksinohet: Rama mbuloi skandalin e Nusretit duke tërhequr 900 doza

“Pfizer gati sa nuk grisi kontratën” Berisha refuzon të vaksinohet: Rama mbuloi skandalin e Nusretit duke tërhequr 900 doza

vaksina-9-752x440 Mbi 850 mijë të vaksinuar në Greqi

Mbi 850 mijë të vaksinuar në Greqi

640-0-603ab506cd6a0 Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

Sulmi i 6 janarit/ FBI-ja, pranë identifikimit të të dyshuarit për vdekjen e policit të Kapitolit

ghdf-730x440 Alma Lama drejtuar Kurtit: Letra e Erdoganit nuk duhet të merret si detyrim

Alma Lama drejtuar Kurtit: Letra e Erdoganit nuk duhet të merret si detyrim

ADEM-780x439-1-750x430 Vdes gruaja e Adem Demaçit

Vdes gruaja e Adem Demaçit

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.