EMV: Blloku 1 i REK Manastir nuk ka defekt, parashikohet të mbyllet për shkak të ndërhyrjeve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:29

EMV: Blloku 1 i REK Manastir nuk ka defekt, parashikohet të mbyllet për shkak të ndërhyrjeve

Në REK Manastir nuk ka asnjë defekt të Bllokut 1 dhe as ndonjë problem tjetër serioz në asnjë nga termocentralet, thotë AD-ESM në përgjigje të pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, se për shkak të një defekti, blloku 1 i REK Manastir është jashtë rrjetit.

“Blloku 1 i REK Manastir është planifikuar të shkëputet nga rrjeti për shkak të disa ndërhyrjeve në pozicione të ndryshme në termocentral. Parashikohet që aktivitetet të përfundojnë deri të shtunën dhe Blloku 1 të vihet sërish në funksion këtë fundjavë. Aktivitetet janë planifikuar këto ditë, për shkak se të gjitha kapacitetet e tjera të SHA ESM janë në funksion dhe prodhojnë energji elektrike që i plotëson plotësisht nevojat e amvisërive, konsumatorëve të vegjël dhe objekteve të tjera në përputhje me obligimet e qeverisë”, thuhet në njoftimin nga ESM.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:29