Ende nuk zbardhet identiteti i viktimës së gjendur në qese

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 6, 2019 20:43

Ende nuk zbardhet identiteti i viktimës së gjendur në qese

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vdekjes së gruas e cila u gjet gjatë në një qese të zezë në rrugën që të çon në Orizare të Epërme.

Policia njoftoi se me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion, ndërsa nga obduksioni nuk shpalosin detaje të reja duke thënë se ende po punohet në zbardhjen e identitetit dhe shkaqet e vdekjes së gruas. Trupi është gjetur nga ana e një të punësuari në Higjienën komunale, ndërsa nga policia njoftojnë se nuk kanë njoftim për zhdukjen e ndonjë personi, e as për ndonjë informacion tjetër që mund të ndihmojë në identifikimin e trupit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 6, 2019 20:43