Ende vazhdon subvencionimi për furnizimin e stufave me peleta

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:25

Ende vazhdon subvencionimi për furnizimin e stufave me peleta

Qyteti i Shkupit ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i shfrytëzojnë subvencionet për furnizimin e stufave me peleta dhe të kompensojnë një pjesë të shpenzimeve gjatë furnizimit të stufës. Në thirrjen publike që Qyteti i Shkupit e publikoi më 31 janar, ndërsa do të vazhdojë deri më 30 nëntor, deri më tani janë paraqitur 273 qytetarë.

Me këtë thirrje publike, siç theksohet, Qyteti i Shkupit qytetarëve që kanë blerë stufë me peleta nga 7 nëntori i vitit 2018 do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve për furnizimin e stufës në lartësi prej 70 për qind, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim të përfshirë personal të të ardhurave për amvisëri. Qyteti i Shkupit e shpalli thirrjen publike për kompensimin e një pjesë e shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta me qëllim që t’i stimuloj[ qytetarët të përdorin karburant më të pastër dhe stufa më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre. stufa me efikasitet më të lartë energjetik dhe emisione më të ulëta në ajër.

Kjo thirrje do të realizohet sipas parimit “i ardhuri i parë, i pari shërbehet” ndërsa do të zgjasë deri më 30 nëntor apo deri te shterja e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë dedikim.

Të drejtë të pjesëmarrjes në thirrjen publike kanë banorët e Shkupit, në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Shutkë, Qendër, Gjorpe Petrov, Butel dhe Saraj të cilët kanë blerë stufë me peleta për ngrohjen e amvisërive të tyre (objekt banimi) nga 7 nëntori i vitit 2018 deri në ditën e përfundimit të thirrjes dhe të cilët do të dorëzojnë kërkesë për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve për furnizimin e stufës me peleta. Në thirrjen publike nuk kanë të drejtë në pjesëmarrje banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi me kyçje të ngrohjes qendrore, pa marrë parasysh në atë nëse e përdorim, si dhe banorët (amvisëritë) të cilët kanë objekt banimi në fazën e ndërtimit dhe nuk jetojnë në të. Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm në zarf të mbyllur deri te “Komisioni për zbatimin e procedurës për subvencionimin e qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për furnizimin e stufave me peleta”, në arkivin e Qytetit të Shkupit, në adresën; bulevardi “Ilnden” numër 82, çdo ditë pune nga ora 08.30 e deri në orën 16″, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:25