Enesa Selmani – Një ndër vajzat e suksesshme shqiptare që korrë sukses në Gjermani në fushën e artit dhe sportit

Enesa Selmani – Një ndër vajzat e suksesshme shqiptare që korrë sukses në Gjermani  në fushën e artit dhe sportit

Sukseset janë forca më e fuqishme dhe një motivim për të vazhduar edhe më lartë në jetë.

Një sukses i madh për të gjithë shqiptarin kudo që ndodhen është padyshim edhe njëra ndër vajzat shqiptare e cila jeton dhe ndjek mësimet në Gjermani , ku pa dyshim puna dhe talenti i saj bënë që ajo të zë vende të para të dyta dhe të treta në garat shkollore, lokale dhe ato rajonale, në fushën e artit pikërisht “ PIKTURËS“, dhe në fushën e sportit duke lëvruar në dy drejtime ate të: “PING-PONGUT“ dhe “ATLETIKËS“. Poashtu Enesa Selmani ( e lindur më 21.07.2003 ) është edhe njëra ndër vajzat që flet shumë mirë katër gjuhë duke filluar nga Gjuha shqipe të cilën e ka ruajtur shume mirë falë edhe prindërve që vazhdimisht i kanë folur shqip , gjuhën gjermane, angleze dhe atë frenge. Prej moshës shtatë vjeçare ajo filloj të merret me ping-pong dhe atletikë , duke filluar prej atëherë të merrë pjesë nëpër gara të ndryshme ku vlersoheshte me çmimet e para dhe të dyta , poashtu edhe marrje te medaljeve të ndryshmë në këto fusha qe po zotëronte .
Përkushtimi i saj serioz bënë që ajo të mbrij në kulmin e sukseseve më të larta dhe të pasuroj veten me një bagash të plotë e shumë të çmuar, duke bërë krenar familjen e saj dhë gjithë shqiptarin , sepse një fitore e madhe suksesesh nga një shqiptare në cilën do vend qoftë ajo mbetet krenari për të gjithë ne dhe popullin tonë , pra mund ta quajm edhe si nje ndër kristalet më të çmuara të vendit tonë .
Ndërsa në fsuhën e artit talenti i saj u zbulua në klasën e gjashtë ,por nga ana e shkollës ku ajo mëson. Filluan që atë ta prezentojnë nëpër gara të ndryshme që mbanin në shkollë dhe më pas duke e prezentuar edhe në gara tjera komunale në vende të ndryshme dhe në shkolla të ndryshme ku Enes Selmani përfaqësonte shkollën e saj si një ndër kandidatet më të fuqishme dhe cdo herë pas një gare ajo sillte një vend të rendësishmë për të dhe shkollën që ajo përfaqesonte duke u sjellur fitore në vendin e parë të dytë dhe të tretë. Dy herë me rradhë ajo mori çmimin e klasës( nga garat qe mbaheshi në shkollë ) dhe u nderua me një çartifikat si një ndër vajzat e suksësit ). Në dhomën e saj shihet vëtëm arritja e saj dhe puna e palodhur që ajo bëni gjatë këtyre viteve duke e dizajnuar dhomën e saj me përplotë diploma , medalje që ajo i fitoji gjatë vieteve. “Shkolla e Eiterfeldit“ vendi ku ajo po mëson e cilëson dhe e parasheh atë si një sukseses të madhë për vendin e saj dhe Gjermanin. Ndërsa ne duhet ta shohim si nje dritë qe na ndriçon te gjithëve dhe një kreanari e pa harueshme dhe pazavendësueshme. Në vazhdimësi po ju prezentoj me disa nga fitoret e saj më të rendësishmë që na bënë të ndjemi krenar në si popull shqiptarë. Edhe pse fitoret e saj janë të shumta po ju prezentojmë vetëm me disa nga sukseset e saj që ajo i arriti gjatë këtyre viteve .

Nga Miqereme Ismaili SELMANI.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Shkurt, 2020 21:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.