Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të zhvillojë dy sfidat e fundit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, kur takohet me Armeninë në transfertë dhe Islandën në Shkup.
Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski beson futbollistët janë gati që të shfrytëzojnë çdo mundësi që të arrijnë qëlimin kryesor.
Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë
Jemi në fazën e krijimit të ekipit të cilin do të kemi në 4 deri 5 vitet e ardhshme dhe e gjithë kjo është në funksion të asaj ideje. Mirëpo nuk kemi hjekur dorë ,pasi që çdo gjasë, edhe më e vogël për arritjen e cakut ose vendit të dytë , do të mundohemi që të shfrytëzojmë dhe do të shohim në fund se çka do të na sjell ajo.”
Ndërkohë Enis Bardhi, si një ndër futbollistët kryesor në ekip, beson se të gjithë duhet të japin maksuminin dhe se vetëm me lojë ekipore mund të arrihet deri te rezultati pozitiv.
Enis Bardhi, mesfushori i Maqedonisë
“Tani jemi me trajnerin e ri, me të cilin njihemi gjatë kohë, por këtu janë edhe futbollistët e rinj, andaj duhet të kemi durim. Çdo ndeshje na sjell diçka të re dhe ska asgjë negative nëse fiton ose humbas. Maqedonia ka treguar shumë dhe se luan për diçka të mirë dhe se nuk luan që të jemi në pozitën e katërt ose të pestë. Kemi bërë gjëra të mira dhe duhet të vazhdojmë ashtu.
Përballja në mes Armenisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjtën, në stadiumin në Erevan, në orën 18.00.