Entin Shtetëror për Revizion kërkon të punësojë kuadër të ri

Desk
By Desk December 13, 2019 22:00

Entin Shtetëror për Revizion kërkon të punësojë kuadër të ri

Drejtori i sapozgjedhur i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski në intervistë për Telma tha se institucioni me të cilin udhëheq ai ka nevojë për kuadër, për arsye se nga 145 punonjës të planifikuar, 55 punonjës ka më pak, përcjell FLAKA.

“Programi vjetor është dashur të jetë deri në fund të nëntorit, por ai ende nuk është dorëzuar. Mirëpo, besoj se në javët e ardhshme do të ndërmarrim masa aktive për përgatitjen e programit. Do t’i shikojmë të gjitha aspektet, më lejoni ti ftoj të gjitha organizatat joqeveritare të japin sugjerime për gjithçka që ata konsiderojnë se duhet të jetë lëndë e revizionit, ne do ti marrim në konsideratë të gjitha. Besoj se ka kohë për punësime para zgjedhjeve, kemi planifikuar 145 punonjës ndërsa të punësuar i kemi vetëm 90. Para zgjedhjeve pres 25-30 punësime, që të mund të vazhdojmë me punë” tha Acevski. FLAKA

Desk
By Desk December 13, 2019 22:00