Enxhi Kulla, një yll në lindje i muzikës shqiptare!

Enxhi Kulla, një yll në lindje i muzikës shqiptare!

Ajo është vetëm 12 vjeçe, por talenti dhe zëri i saj, suksesi në interpretim, të gjithë këta komponentë kanë tejkaluar moshën e saj. Enxhi Kulla, bukuroshja nga Laçi, qe studion ne Liceun Artistik per violine dhe vajza e njërës prej këngëtareve më të mira të muzikës popullore Dhurata Aliaj, një mbështetje për Enxhin por edhe burimi genetik nga vjen gjithë ky talent i saj. Ajo u bë dhe mbetet një nga zërat më të bukur të edicionit të sivjetshëm të “The Voice Kids Albania” si pjesë e skuadrës Gjoka, që në audicionet e fshehta kur zëri i saj fantastik bëri që të ktheheshin të tre karriget me këngën “Good luck” të Ella eyre-s, por Enxhi vendosi të shkojë me skuadrën Aleksandër dhe Renis Gjoka. Pati një rrugëtim të vështirë por më vlerë, ajo kaloi ku triumfoi në beteja me këngën “Dangerous” duke kaluar në netët live ku mahniti sërish me zërin dhe performancën e saj. Ajo këndoi “’You shook me all night long’ nga AC/DC. Kënga me të cilën ajo i vuri”flakën” skenës ishte kënga “Try”e Pink, me të cilën bëri që i gjithë publiku të mahnitej pas saj. Edhe pse nuk kaloi në finale, e skualifikuar ndoshta padrejtësisht, Enxhi në këtë kompeticion ka fituar diçka të madhe, dashurinë e publikut. Ajo do vazhdojë të dëshmojë veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë në të ardhmen e saj, që duket se do jetë plot shkëlqim. Enxhi Kulla, një yll në lindje i muzikës shqiptare! Më poshtë keni linkun e këngës “Try”…Mahnituni ashtu siç u mahnitëm edhe ne!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Prill, 2018 23:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.