EPIDEMIA E FRUTHIT NUK KA TË NDALUR, REGJISTROHEN 126 RASTE TË REJA

Desk
By Desk April 13, 2019 15:47

EPIDEMIA E FRUTHIT NUK KA TË NDALUR, REGJISTROHEN 126 RASTE TË REJA

Nuk ka të ndalur epidemia e fruthit. Javën e kaluar 126 pacientë janë prekur nga kjo epidemi, numër ky rekord. Prej tyre 57 në Shkup, ndërsa 67 në qytetet tjera të vendit.
Sipas autoriteteve numri i të prekurve është i pritur megjithatë thonë se për tu ndaluar përhapja e sëmundjes, qytetarët duhet të vaksinohen.
Në mesin e të prekurve ka pasur edhe gra shtatzëna, prej të cilëve njëra nga rajoni i Shtipit, ndërsa si pasoj e ka humbur foshnjën.
Nga epidemia nuk kanë shpëtuar as edhe punëtorët shëndetësor. Deri tani mbi 100 prej tyre janë prekur nga fruthi. Nga Instituti për Shëndet Publik kanë rekomanduar që të gjithë punëtorët shëndetësor të rivaksinohen.
Për shkak frikës se sëmundja mund të përhapet, Komisioni për sëmundje ngjitëse të martën do të vendos nëse do të shpallet epidemi në tërë shtetin.
Nga fillimi i epidemisë në territorin e tërë vendit janë regjistruar 960 raste të sëmundjes nga fruthi. /

Desk
By Desk April 13, 2019 15:47