Epidemiologët: Të korrigjohet mënyra e përcaktimit të shkakut të vdekjeve

Desk
By Desk October 31, 2020 19:28

Epidemiologët: Të korrigjohet mënyra e përcaktimit të shkakut të vdekjeve

Moti i mirë sot shtoi vizitorët në Parkun e Qytetit dhe ata që nuk mbanin maska ishin të rrallë. Të tjerë qytetarë kishin preferuar kafenetë, aty ku nuk obligohen për mbajtjen e maskës. Kjo situatë, sipas epidemiologun Dragan Danilovski, është paksa absurde. Ai thotë se në ambientet e brendshme të objekteve gastronomike duhet të vendosen aparate për pastrimin e ajrit, sepse pikërisht në këto objekte, rreziku nga infektimi është më i lartë.

Më duhet të them se ai është ambient i mbyllur, pavarësisht distancës së paraparë, sado që të respektohen protokollet. Qëndron se duhet të mbahen maska edhe në ambient të hapur, megjithatë ky është formulim i përgjithshëm”-tha Dragan Danilovski, epidemiolog.

Nëse dikush lëvron arën me traktor, do e përsëris fjalën e një kolegut dhe ndodhet i vetëm në traktor dhe në një hapësirë pre 500 metrash majtas dhe djathtas tij s’ndodhet askush, a duhet të mbajë maskë mbrojtëse? Nuk duhet, mos e merrni kaq tekstualisht këtë. Megjithatë aty ku unë bëj pazarin, ku kalojnë qindra persona lartë e poshtë, a duhet mbajtur maskë? Sigurisht që po”-pohoi Zharko Karaxhoski- kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Përpos numrit të lartë të të infektuarve, vendi ynë qëndron në krye të listës sa i përket edhe numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Epidemiologu Dragan Danilovski, konsideron se duhet korrigjuar mënyra e përcaktimit të shkakut të vdekjeve

Definitivisht duhet të korrigjohet mënyra e regjistrimit të shkakut të vdekjes së pacientit nga COVID-19. Siç bëhet tani ku të gjithë personat e vdekur që kanë rezultuar të infektuar, pavarësisht çfarë komorbiditeti ka pasur, apo pavarësisht se nga çfarë shkaqesh ka vdekur, regjistrohen si COVID dhe kjo pa nevojë e rrit numrin e vdekjeve te ne dhe në krahasim me vendet tjera, dalim në krye të listës”-tha Dragan Danilovski, epidemiolog.

Epidemiologët vlerësojnë se rezultatet e para nga masat e miratuara ditë më parë do të vërehen pas pak javësh, duke kërkuar nga qytetarët respektimin e masave ndërsa nga Institucionet, sanksionimin e shkelësve të ligjit. Ministria e brendshme 24 orët e fundit për mos mbajtjen e maskave ka gjobitur 761 qytetarë./Alsat

Desk
By Desk October 31, 2020 19:28