Era Istrefi sjell bashkëpunim të ri këtë javë

Era Istrefi sjell bashkëpunim të ri këtë javë

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Era Istrefi, nuk ka të ndalur.

Pas publikimit të videoklipit të këngës së saj të fundit, “Prisoner” – i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj, Era tani paralajmëron këngë të re për këtë javë.

Kënga e re titullohet “Oh God”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan Koshens, transmeton Koha.net.

Këtë njoftim Era e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. “Yow!!! Kush është gati për mua dhe Koshensin me një këngë të re të quajtur ‘Oh God’? Kënga vjen me videoklip këtë të premte”, ka shkruar këngëtarja.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Korrik, 2018 09:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.