Era lëviz barrierat në bulevardin “Kërste Misirkov”, goditen veturat

Era lëviz barrierat në bulevardin “Kërste Misirkov”, goditen veturat

Barrierat e vendosura si masë sigurie për rikonstruimin e bulevardit “Kërste Misirkov” tashmë kanë filluar të paraqesin problem për qytetarët. Moti i ligë dhe era e fortë që ka kapluar qytetin ka filluar t’i lëvizë ato, si dhe po shkakton problem në qarkullimin e trafikut./Alsat

Kreu i Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Çairit, Visar Ganiu sot paralajmëruan se në 30 ditët e ardhshme bulevardi “Kërste Misirkov” do ti nënshtrohet rikonstruksionit në të dyja anët. Bulevardi do të rikonstruohet në gjatësi prej 1.350 metra, nga udhëkryqi te “Mavrovasja” e deri te poliklinika “Bit Pazar”, me këtë do t’ju bashkëngjitet bulevardeve që tashmë janë në rikonstruim. Shilegov dhe Ganiu siguruan se janë marrë të gjitha masat që të evitohet kaosi në komunikacion.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 20:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.