Erdogan kundër Finlandës e Suedisë në NATO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:35

Erdogan kundër Finlandës e Suedisë në NATO

Pasi Suedia dhe Finlanda shpallën zyrtarisht ambicien për të qenë pjesë në NATO, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan paralajmëron se do të pengojë anëtarësimin e tyre në aleancën më të madhe ushtarake të botës.

“Nuk kemi qasje pozitive për këtë çështje sepse e bëmë në të kaluarën gabimin me Greqinë dhe tani po e shohim sjelljen ndaj Turqisë, të këtij vendi që mbështetet edhe nga NATO. Nuk duam të përsërisim të njejtat gabime. Për më tepër, vendet skandinave strehojnë organizata terroriste si ato kurde. Prandaj kjo është e pamundur”, tha Rexhep Taip Erdogan.

Pranimi i vendeve të reja në aleancë është i pamundur pa mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të NATO-s. Erdogan e bëri publik këtë qëndrim në të njëjtën ditë kur qeveria suedeze shpalosi publikisht planin për antarësim në NATO, me argumentimin për të forcuar sigurinë në kushtet e rrezikut të përsëritjes së skenarit ukrainas me vendet joanëtare të Gadishullit Skandinav.

Dy vendet nordike pritet të dorëzojnë javën e ardhshme aplikimin zyrtar pranë aleancës, pas miratimit në parlamentet respektive. Moska ka paralajmëruar se zgjerimi i aleancës me një tjetër vend kufitar me Rusinë, si Finlanda do e përkeqsojë gjendjen e sigurisë në kontinent. Rusët mund të afrojnë në Kaliningrad raketat bërthamore që fusin në rrezen e rrezikut gjithë kryeqendrat e kontinentit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:35