Erdogan shpall fitoren: Është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Maj, 2023 22:05

Erdogan shpall fitoren: Është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll menjëherë pas avantazhit, Erdogan tha se Turqia është fituesja e vetme, duke shtuar se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit kanë fituar.

“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dha një ditë demokracie. Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët”, tha Erdogan.

Me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”, theksoi lideri turk. Fjalimi i tij erdhi pasi rezultatet jozyrtare treguan se ai kryeson me 52.12 për qind të votave me mbi 98% të votave të numëruara. Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47.88 për qind të votave.

“Vullneti juaj është bërë fuqia e palëkundur dhe e pandryshkshme e Turqisë në kutinë e votimit”, shtoi Erdogan.

Më shumë se 60 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë 4.9 milionë votues për herë të parë. Gjithsej 191.885 kuti votimi janë ngritur për votuesit në vend.

-Erdogan: 52.14 për qind

-Kilicdaroglu: 47,86 për qind

Top Channel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Maj, 2023 22:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare