Erdogan uron presidentin azer për fitoren në malësinë e Karabakut

Desk
By Desk November 10, 2020 23:20

Erdogan uron presidentin azer për fitoren në malësinë e Karabakut

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan uroi presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev për fitoren e arritur në Malësinë e Karabakut, transmetonin mediat turke.

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Erdogan dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku liderët kanë përgëzuar njëri-tjetrin me rastin e fitores “së shndritshme” të Azerbajxhanit në Karabak.

Aliyev shprehu edhe një herë falënderimet e tij ndaj Erdogan-it dhe popullit turk për mbështetjen politike dhe shpirtërore që kanë i kanë dhënë Azerbajaxhanit në periudhën e luftës.

Poashtu edhe Erdogan i shprehu falënderime Aliyevit për mirëpritjen e mbështetjes së vendit të tij.

Liderët vunë theksin se Turqia dhe Azerbajxhani miq dhe vëllezër do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Më tej theksohet se liderët pasi kanë biseduar edhe për qendrën e forcave të paqes turko-ruse që do të formohet për të kontrolluar armëpushimin në Malësinë e Karabakut, shprehën besimin se kjo qendër do të kontribuojë për sigurimin e paqes së përhershme në rajon.

Top Channel

Desk
By Desk November 10, 2020 23:20