“Erosi i Ali Pashë Tepelenës”

“Erosi i Ali Pashë Tepelenës”

Për shkruajtësit e historisë, shkrimtarët, poetët, muzikanët dhe piktorët Ali Pasha ngacmon ende. Së fundmi është Natasha Bega. Piktorja dhe poetja e vendos sundimtarin e jugut të Shqiperisë së shekullit të 18 në erosin e tij.

Ajo e zhvesh nga tituj, gërmon me imagjinatë në qënien e tij për të kuptuar burimin e të mirës dhe të keqes të Ali Pashë Tepelena.

Roli i Ali Pashës në këto punë nuk është ai i një protagonisti. Ai është mjeti përmes të cilit Natasha shkon drejt qëllimit, gruas si boshti i zhvillimit të botës.

Dhe kjo ide merr formë në këtë flamur të ardhmërisë.

“Erosi i Ali Pashë Tepelenës”, e gjeni te Muzeu Historik Kombëtar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 26, 2016 22:50

REKLAMA