Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Erozioni në rrugën drejt Banjiçes së Tetovës, rreziku çdo ditë e më i madh

Erozioni në rrugën drejt Banjiçes së Tetovës, rreziku çdo ditë e më i madh

Redaksia 2 vjet ago

Një grup aktivistësh të ekologjisë dhe artistësh vendosën figura nga personazhi i animuar i njohur nga seria La Linea me qëllim që t’i paralajmërojnë qytetarët për erozionin e rrezikshëm të vendit dhe dëmtimin e rrugës nga Tetova drejt vendit Banjiçe, e njëherit edhe ta alarmojnë komunën. Erozioni zgjatë tashmë disa vite, ndërkaq sipas aktivistëve, rreziku qëndron në atë që po përhapet gjithnjë e më shumë dhe po e shkatërron rrugën.

Ruiga drejt vendit Banjiçe nga ana e Komunës së Tetovës u rikonstruua pasi që ishte shkatërruar nga moti i lig në gusht të vitit 2015. Edhe pse u ndërtuan mure rezistuese, një pjesë e tyre me kalimin e viteve janë dëmtuar dhe janë paraqitur erozione në tokë, të cilat ranë në korsinë e rrugës, por edhe shembje nga rruga teposhtë shtratit të lumit Shkumbin.

Disa herë kryetarja e Komunës Teuta Arifi informoi se për shkak të gjendjes së këtillë shembjet e dheut dhe drunjve mënjanohen sa të pastrohet rruga, por edhe se kërkon zgjidhje afatgjate për mënjanimin e problemit.

Në Shkurt të vitit të kaluar shembjet e dheut ishin më të mëdha, kështu që automjetet nuk mund të kalonin. Komuna përgjatë kësaj rruge ndërtoi edhe rrugicë këmbësorësh, e cila shfrytëzohet shumë pak për shkak të frikës së banorëve nga erozionet e reja.

Lokaliteti Banjiçe ndodhet dy kilometra larg qytetit dhe ka burime me ujë mineral për të cilin qytetarët konsiderojnë se është i mjekueshëm.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Edhe 300 shtretër për pacientët në Spitalin psikiatrik, drejtori Kovaçi: Angazhohemi maksimalisht të krijojmë kushte sa më të mira
Next: Spasovski: Gjyqësori nuk është i reformuar

Të ngjashme

redaksia FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

Redaksia 10 orë ago
policija Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Redaksia 11 orë ago
stylish-new-york-restaurants-07-750x430 Restorantet kërkojnë të bëhen dasma në Maqedoni

Restorantet kërkojnë të bëhen dasma në Maqedoni

Redaksia 14 orë ago

TË FUNDIT

redaksia FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

auto_Sequence-01.00_48_55_11.Still2141615063265 Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Vjosa-Osmani-95018277172772727 Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

b6ee2c0c79c3ccd2faf5ccceeb1ecf08o2 Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Osasunan

Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Osasunan

zijadin-sela-photo-by-birn-640 Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.