Erupsioni i vullkanit Tonga hodhi aq shumë avull në atmosferë sa ka mundësi që dëmtoi ozonin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:15

Erupsioni i vullkanit Tonga hodhi aq shumë avull në atmosferë sa ka mundësi që dëmtoi ozonin

Shpërthimi i dhunshëm i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Ha’apai në Tonga me 15 janar të 2022’s ka habitur dhe alarmuar edhe hulumtuesit e laboratorit JPL të NASA’s. Ai shpërthim ka injektuar avull uji drejt e në stratosferë aq sa mund të mbushen mbi 58 mijë pishina olimpike, transmeton Gazeta Metro.

“Nuk kemi parë diçka të tillë më parë” ka thënë hulumtuesi Luis Millan që punon  në laboratorin JPL të NASA’s.

Sipas hulumtuesve ky erupsion vullkanik ka gjasa që ka dëmtuar shtresën e ozonit në atmosferë.

Kur vullkani shpërtheu uji i detit pati kontakt direkt me llavën e shpërthyer që ishte tej nxehur, duke krijuar “avull shpërthyes”.

Shkencëtarët e NASA thonë se ky avull do të mbetet me vite, me gjasë do të ketë ndikim në temperaturën mesatare të Tokës. Normalisht avulli i duhet 2-3 vite për t’u shpërbërë, por uji nga erupsioni i 15 janarit do t’i duhet 5 deri 10 vite për t’u avulluar.

Millan ka shkruar në hipotezën e tij se erupsioni në Hunga Tonga-Hunga Ha’apai mund të jetë i pari që ka ndikimin në klimën jo përmes ftohjes së sipërfaqes të shkaktuar nga sulfate aerosol vullkanike, përkundrazi përmes ngrohjes së sipërfaqes”.

Millan ka udhëhequr hulumtimin e sa sasi avulli ky erupsion ka injektuar në stratosferë, shtresën e atmosferës rreth 12 deri 53 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Ata gjetën se vullkani hodhi rreth 146 tetragramë (1 tetragram është i barabartë me 1 trilion gram) të avullit ujor në stratosferën e Tokës. Sasia e ujit të lansuar në stratosferë ishte i barabartë 10 % të avullit ujor që tashmë është prezent në shtresën e atmosferës së Tokës. Hulumtimi i tyre është publikuar në Geophysical Research Letters.

Erupsioni ndodhi në vullkanin që është mbi 20 kilometra i gjerë. Një ditë para shpërthimit masiv, zyrtarë të Tongas kishin raportuar në Facebook se vullkani kishte shpërthime të vazhdueshme. Në postimin e tyre ata kishin raportuar se vullkani po hidhte shtëllungë 5 kilometra të gjerë me hi, avull dhe gaz që po ngrihej në lartësi deri në 56 kilometra në atmosferën e Tokës.

Hulumtuesit kanë theksuar se avulli ka mundësi të dëmtimit të shtresës së ozonit që mbron jetën në Tokë nga rrezatimi diellor.

Autorët e studimit kanë bërë të ditur se ende është herët për të parashikuar efektet klimatike të erupsionit në Tonga. Ata kanë theksuar se duhet të vazhdohet monitorimi i vazhdueshëm i gazrave për të përcaktuar rolin e tyre në klimën e Tokës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:15