Escobar takon shkurt Ali Ahmetin pas përfundimit të takimit trepalësh Kurti- Vuçiq

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 22:50 Updated

Escobar takon shkurt Ali Ahmetin pas përfundimit të takimit trepalësh Kurti- Vuçiq

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është parë duke qëndruar shkurt me Kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.

Ky takim i shkurtë erdhi pas përfundimit trepalësh mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Një takim në mes Ahmetit dhe Escobarit ka ndodhur edhe gjatë ditës, për të cilin Ahmeti ka thënë se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të mbarë rajonit.

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti në një prononcim për Kanal10 ka treguar se me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar në Ohër, kishin vetëm një përshëndetje të zakonshme.

Ndërsa ka folur për pritshmërit pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti tha se dëshira e tij është që Kosova të shkojë përpara.

“Me z. Escobar pati një përshëndetje të zakonshme. Dëshira imë që Kosova të shkoj përpara. Uroj autoriteteve të Kosovës punë të mbarë.”, tha Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2023 22:50 Updated