ESE nga Hamdi Nuhiju: Përballë lumit Vardar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Tetor, 2022 11:54

ESE nga Hamdi Nuhiju: Përballë lumit Vardar

Hamdi Nuhiju

Vjeshta e vonë zbukuron tokën, qiellin dhe ambientin. Përgatit zemrat për ringjalljen e dashurisë. Riciklon mendjen. Shfryn dufin e vrullshëm të epshit të mbledhur ndër vite.

Ti shëtit vetëm, në shëtitoren përballë lumit Vardar. Çdo hap që bën, dridh tokën si tërmeti fatkeq i vitit 1963. Është këmbë gjigandi e mbuluar me zjarr. Yjet kanë xhelozi në shkëlqimin tënd. Tubohen në rrugën e qumështit dhe fillojnë kuvendimin. Kush është ky yll në këtë tokë djallëzore, që nuk është as djall e as engjëll? Pse shkëlqimi i saj nuk shuhet as ditën?

Ndërsa unë, si një fëmijë i frikësuar nga tërmeti i vitit 1963, i fshehur prapa perdes, të vështroj pa kuptuar gjë. Goja më është marr, mendja më është turbulluar. Nuk mund ta besoj se ti je nëna e fëmijëve të mi. Një projeksion i krijuar qysh në ezel! Zemrat ecin, kalojnë male e kodrina, i përballojnë shumë stuhive. Takohen, përqafohen e puqen.

Ende nuk kemi lindur. Ecim, flasim, qeshim, përqafohemi! Marrim frymë si të çmendurit pas librave. I marrim erë fletëve si të droguar. Dëgjohet një zhurmë dhe të qara fëmijësh. Një vizion optik i paralindjes së fëmijëve tanë. Bie perdja!

Telegrafisti i bie borisë si një myezin xhamie i shekullit XV e klisar kisheje ortodokse të shekullit XIX. Paralajmëron për derdhjen e lumit dhe kujdesin për ikjen prej fatkeqësisë. Nuk ka kohë për të menduar e zhvilluar teorinë e evolucionit të popujve. Shoh turma njerëzish duke ikur. Shkelin Urën e Gurit, pa e hetuar lashtësinë e saj! Nuk ka rëndësi datë-fillimi i ndërtimit në momentet e kataklizmës. Turma njerëzish të zhveshur e të veshur keq shohin jetë përballë lumit Vardar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Tetor, 2022 11:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare