EShS: Paga më e lartë në vend, në industrinë teknologjike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:26

EShS: Paga më e lartë në vend, në industrinë teknologjike

T&S

Paga mesatare më e lartë neto në vendin tonë,  merret në sektorin e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve të ndërlidhura.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika , në industrinë e IT-së në nëntor 2022 kanë marrë pagë mesatare neto prej 84.018 denarë, pasuar nga sektori i transportit ajror me pagë neto prej 63.289 denarë, ndërsa pas tyre është sektori i aktiviteteve tjera profesionale, shkencore dhe teknike me pagë prej 53.243 denarë.

EShS njoftoi gjithashtu se paga mesatare neto për punonjës në nëntor 2022 është 33.011 denarë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:26