Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Agjencinë për marketing dhe menaxhment “Eurostep” nga Shkupi, organizuan panair biznesi në Gostivar. Panairi i cili u hap të shtunën në palestrën sportive “Rinia” dhe i njejti ka bërë bashkë 26 biznese të ndryshme vendore (16 prej Gostivari), të cilat prezentuan ofertën e tyre.
Ky panair synon të jetë një mundësi e mirë për të promovuar produktet dhe ofertat nga rajoni i Gostivarit dhe për të nxitur zhvillimin e tyre.
Pjesë e këtij panairi, sonte është edhe një program argëtues kulturor, ndërsa mbyllet nesër me një forum biznesi.
Panairin e shpalli të hapur zv/kryetarin e komunës së Gostivarit, Namik Durmishi.
“Përshëndes të gjithë afaristët pjesëmarrës në këtë panair mesin e të cilëver ka dhe prodhues nga Komuna e Gostivarit dhe kompaninë orgaizatore ‘Eurostep’. Uroj ky eveniment me rëndësi të madhe për komunën tonë të vazhdojë të jetë tradicional dhe të zhvillohet edhe më tepër”, deklaroi nënkryetari i Komunës së Gostivarit, Namik Durmishi.
Shemsa Eshmerieva nga “Eurostep” nënvizoi se ky panair do të mundësoj për kompanitë e Gostivarit që në të ardhmen produketet e tyre t’i plasojnë edhe në tregjet e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
“Na vjen mirë që kompanitë kanë treguar interes të madh që të bashkëpunojnë me ne dhe kemi mundësi të themi që së bashku ta ngrisim rajonin e Gostivarit. Jemi këtu për të ndihmuar rreth plasmanit të produkteve të tyre në Evropë dhe vende tjera që do të kishin treguar ineters për prodhimet e tyre. Dua të falenderojë edhe qytetin e Gostivarit i cili gjatë kësaj kohe neve na ka mbështetur mjaftueshëm dhe për gjithçka që kemi pasur nevojë, ata na kanë dalë në ndihmë”, deklaroi Shemsa Eshmerieva nga “Eurostep”.
Para vizitorëve kompanitë kanë prezentuar asortimentin e produkteve, shërbimeve dhe materialet promovuese. Mesin e tyre ishte edhe kompania e njohur amerikane “Chikago Stone LL.C.”, e cila merret me prodhimin e blloqeve dekorative. Jetmir Iseini, pronar i kësaj kompanie tha se punojnë me makineri dhe eksperiencë amerikane, ndërsa së fundmi kanë zgjeruar kapacitetine tyre prodhues.
“Kemi produkte të ndryshme që na fillimi jonë me punë e për çdo vit vijmë me ofertë të re dhe deshëm sot pikërisht të prezentojmë llojet, modelet e reja dhe është kënaqësi të jemi pjesë e këtij panairi këtu në qytetin tonë. Kemi ndryshime tani në kompani me objektin e ri ku kemi edhe makineri më të fuqishme, jemi zgjeruar sipas nevojave të tregut”, tha Jetmir Iseini, pronarë i kompoanisë “Chikago Stone LL.C.”.
Ky panair biznesi synon të bëhet tradicional në qytetin e Gostivarit. Flaka